
Në datën 28 Tetor 2021, Zv.Rektori për Çështjet Akademike, Prof.Asoc.Dr. Semiha Loca, Zv. Rektori për Çështjet Studentore dhe Komunitetin Prof.Dr. Artan Shytaj, Drejtuesja e Zyrës së Marrëdhënieve të Jashtme Phd.Esmeralda Hasani dhe Drejtuesja e Zyrës së Zhvillimit të Kurrikulave dhe Cilësisë Dr. Migena Kapllanaj, pritën Rektorin e Universitetit South Bohemia të Republikës Çeke, Prof.Dr. Bohimil Jirouš dhe Zv. Rektoren Për Marrëdhëniet e Jashtme të këtij Universiteti Dr. Radka Závodjka.
Në takim u diskutua në lidhje implementimin e Projektit Erasmus+ Exchange që parashikon shkëmbim stafi pedagogjik, administrativ dhe studentësh, si dhe mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy universiteteve në lidhje me projekte në fusha të ndërsjellta, mbi bashkëpunimin për studime doktorale etj.
Gjithashtu u ra dakord për nënshkrimin e një memorandumi.
Kënaqësi të mirëprisnim partnerët tanë të rinj pranë Kampusit tonë #UniBa
