
Histori suksesi që rikthehen dhe bashkëpunojnë me Universitetin e tyre, Barleti!
Barleti Alumni Sipërmarrje 2021, mbajtur më datë 20.10.2021, ishte fillimi i një tradite nga Zyra Alumni dhe Karriera, në bashkëpunim dhe mbështetje me Triple City, për të vlerësuar dhe shpërblyer Alumnit sipërmarrës më të suksesshëm, mbi baza të ideve sipërmarrëse, qëndrueshmërisë në treg, projektet e parashikuara për të ardhmen, inovacioni në vitin 2021 si edhe përgjegjësia sociale.
Universiteti Barleti vlereson arritjet e të diplomuarëve, sukseset e tyre dhe mbetet i hapur për t’i ndihmuar, mbështetur e bashkëpunuar më tej me ta.
Me të gjithë sipërmarrësit e tjerë të pranishëm në eventin e djeshëm dhe jo vetëm, do të lidhen marrëveshje bashkëpunimi.
