Pak ditë më parë gjatë ditëve të Panairit të Punës, Vento Banka dhe Universiteti Marlin Barleti nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, ku pjesë e kësaj marrëveshje është financimi i studimeve nga ana e Veneto Banka për studentët e të gjitha nivele që kryejnë studimet pranë UB. Marrëveshja u nënshkrua mes Rektorit të UB-së, Prof.Dr. Maringlen Spiro dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Veneto Banka, dott. Daniele Scavaortz.
Kështu pra studentët e Bachelor-it, Master-it apo Doktoraturës, si dhe studentët që do të kryejnë studimet e tyre në USA, do të asistohen tashmë financiarisht prej partnerit zyrtar të UB University, Veneto Banka, një bankë dinamike që ushtron aktivitetin e saj bankar në disa qytete kryesore të Shqipërisë si Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë, Elbasan, Fier, Lezhë dhe Kavajë.