Gjatë ditës së sotme, dt 7 maj, në orën 10.30, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universiteti Barleti, në kampusin 1, priti maturantët e shkollës “Numani” nga qyteti i Fierit, të shoqëruar nga 2 mësuese të kësaj shkolle.
Si fillim u bë një prezantimi i projektit nga Anisa Brano, koordinatore e Klubeve Studentore në UB, duke iu bashkangjitur këtij prezantimi shpjegimi i pyetësorëve online dhe kritereve të esesë.
Në pjesën e parë të trajnimit, përshkrimi i korrupsionit si fenomen negativ, u mbajt nga znj. Zamira Cavo, shefe e Departamenti “Qeverisje, Politika dhe Komunikim”, prezantim i mbajtur për rreth 40 minuta. Duke ndjekur me vëmendje shembujt realë të ofruar nga Znj Zamira, maturantët u shprehën se jo rrallë herë janë ndeshur me këtë fenomen, por rrallë herë e kanë përkrahur edhe në rrethet e tyre shoqërore.
Në pjesën e dytë znj. Anisa Brano, në cilësinë edhe të Alumni Barleti, si shembull personal karriere, vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme, si pjesë e kurrikulës dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta. Vecanërisht maturantët i tërhoqi testi i personalitetit duke shprehur interes të vecantë për kombinimet midis personalitetit dhe karrierës.
