Sot, më dt 5 maj, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e gjimnazit të përgjithshëm Naim Frashëri nga qyteti bregdetar i Durrësit, të shoqëruar nga 2 mësuese.
Prezantimi filloi në orën 09.15 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku, pedagoge pranë Departamentit “ Qeverisje, Politika dhe Komunikim”, në kaudrin e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Pjesa e parë e trajnimit, si zakonisht iu kushtua korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që të gjithë ne duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi u mbajt për rreth 45 minuta nga Znj. Edlira Lloha, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. Pjesë e prezantimit ishin edhe slidet e përgatitura enkas për maturantët me shembuj ilustrativë të këtij fenomeni në Shqipëri dhe jo vetëm.
Në pjesën e dytë znj. Sidita Gjipali, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 40 minuta.
