Në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universiteti Barleti, vizitoi sot në dt 6 Maj gjimnazistët e shkollës mjeshtria sportive "Benardina Qerraxhia", Durrës.
Prezantimi filloi në orën 11.30 ne ambjentet e kesaj shkolle, me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Anisa Brano dhe Sokol Jareci.
Trajnimi u shpjegua ne nje format bashkebisedimi me maturantët, për rreth 40 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Biseda vijoi me prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë . Prezantimi zgjati rreth 15 minuta.
