Gjatë ditës së sotme, dt 23 prill, në orën 11.00, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universiteti Barleti, priti, në kampusin 1, maturantët e shkollës Industriale Pavarësia - Vlorë, të shoqëruar nga 3 mësues.
Si fillim u bë një prezantimi i projektit nga Anisa Brano, përfaqësuese e Klubeve Studentore në UB, duke iu bashkangjitur këtij prezantimi shpjegimin e pyetësorëve online dhe kritereve të esesë.
Në pjesën e parë, përshkrimi i korrupsionit si fenomen negativ, u mbajt nga z. Erion Kristo, aktivist i shoqërisë civile dhe njëkohësisht pedagog në departamentin “Qeverisje, Politika dhe Komunikim”, prezantim i mbajtur për rreth 1 orë. Në fillim Erioni analizoi në një hyrje, konceptin “korrupsion” si një koncept jo i ri, por i trashëguar që nga antikiteti, në demokracitë e famshme greke dhe romake. Dhe më pas në vijim të prezantimit maturantët njohën realitetin shqiptar dhe mundësitë e minimizimit apo edhe zhdukjes së tij nëpërmjet transparencës dhe jo vetëm. Duke ndjekur me vëmendje shembujt realë të ofruar, maturantët u shprehën se jo rrallë herë janë ndeshur me këtë fenomen dhe përgëzuan stafin e Universitetit Barleti për të tilla inisiativa për të rinjtë.
Në pjesën e dytë Anisa, vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme, si pjesë e kurrikulës dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 35 minuta. Vecanërisht maturantët i tërhoqi testi i personalitetit duke shprehur interes të vecantë për kombinimet midis personalitetit dhe karrierës.
