Sot, më dt 29 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin 2, Universiteti Barleti, priti maturantët e shkollës së mesme “Janaq Kilica” nga Fieri, të shoqëruar nga nëndrejtoresha Kozeta Dajlani dhe mesuesja e matematikes Znj. Anila Prifti e kësaj shkolle.
Prezantimi filloi në orën 11.00 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga z. Robert Gjedia.
Në pjesën e parë të trajnimit z. Robert Gjedia, u shpjegoi nxënësve, për rreth 45 minuta korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij.
Në pjesën e dytë znj. Anjeza Llubani dhe Diantina Zuna, vijuan prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
