Më dt 2 maj, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin 2, Universiteti Barleti, u zhvillua seanca e trajnimit me shkollën e mesme të përgjithshme “Olsi Lasko” nga qyteti i Durrësit. Mësuesja e kimisë njëkohësisht dhe koordinatore znj. Anisa Mehja shoqëroi 48 nxënësit maturante.
Si fillim u bë prezantimi i projektit nga znj. Jonida Taraj,
Me pas trajnimi filloi në orën 9.30 me temën e parë, atë të korrupsionit. Z. Reis Melita shpjegoi konceptin e korrupsionit, ndërthurur me lirinë dhe demokracinë. Rolin që mund të luajnë të rinjtë kundër përshkallëzimit të këtij fenomeni negativ. Ky prezantim zgjati 60 minuta.
Pjesa e dytë ju dedikua karrierës dhe orientimit te saj, u prezantua nga znj. Sidita Gjipali e cila shpjegoi lidhjen ndërmjet prirjeve, personalitetit dhe ofertës së tregut të punës për një planifikim karriere të suksesshme.
