Në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin 2, Universiteti Barleti, priti në 30 prill shkollën e mesme profesionale “Beqir Cela”, Durrës me 43 nxënës maturante të shoqëruar nga mësuesja e historisë znj. Edlira Gjata.
Znj. Diantina Zuna bëri një përshkrim të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij, si edhe një prezantim në lidhje me orientimin e karrierës, në lidhje me prirjet, mundësitë dhe zgjedhjet e mundshme të nxënësve në këtë moment kyç të jetës se tyre dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshme me ndihmën e testit të personalitetit.
Në pjesën e dytë z. Robert Gjedia prezantoi pjesën e korrupsionit. Problematiken e tij, hapësirën që mund të gjejë kjo temë në lëndët bërthame të kurrikulës së shkollës së mesme në mënyre që të rinjtë të ndërgjegjësohen për këtë fenomen negativ të kudogjendur.
