Në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti sot më dt 28 prill gjimnazistët e shkollës Hysen Cela profesionale nga Durrësi.
Prezantimi filloi në orën 09.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku, ku e pranishme ishte dhe manager project i projektit Jonida Taraj.
Në pjesën e parë të trajnimit Edlira Lloha, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Barleti, u shpjegoi maturantëve, për rreth 45 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Pjesë e prezantimit ishin edhe slidet me situata korruptive të përgatitura enkas nga Edlira për maturantët.
Në pjesën e dytë Valbona Alikaj, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
