Më dt. 23 Prill, 2014 në orën 12.30 në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Kampusin nr. 2 e vizituan nxënësit e shkollës se mesme “Qemal Stafa”
Trajnimi u hap me një prezantim të shkurtër të projektit nga Znj. Jonida Taraj.
Me pas u zhvilluan këto tema kryesore:
• Tema e korrupsionit, ku Z. Robert Gjedia, trajtoi fenomenin si dhe mënyrat sesi të rinjtë mund të luajnë rol aktiv në luftën kundër tij.
• Znj. Jonida Taraj prezantoi në pjesën e dytë të trajnimit, karrierën dhe orientimin qe mund ti japin nxënësit maturante duke u bazuar në prirjet dhe personalitetin e tyre me ndihmën e testit të personalitetit.
