Më dt. 25 Prill, 2014 në orën 11.00 në kuadër të projektit “Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Kampusin nr. 2 e vizituan 38 nxënës maturantë të shkollës se mesme profesionale "Demir Progri - Korce" shoqëruar nga Zv. Drejtori Paskal Caca dhe mësuesit Znj. Mirela Plasa dhe Z. Vladimir Ngjela.
Trajnimi u hap me një prezantim të shkurtër të projektit nga Znj. Jonida Taraj.
Me pas u zhvilluan këto tema kryesore:
Tema e korrupsionit, ku Z. Reis Melita, trajtoi fenomenin si dhe mënyrat sesi të rinjtë mund të luajnë rol aktiv në luftën kundër tij.
Znj. Diantina Zuna prezantoi në pjesën e dytë të trajnimit, karrierën dhe orientimin qe mund ti japin nxënësit maturante duke u bazuar në prirjet dhe personalitetin e tyre me ndihmën e testit të personalitetit.
