Gjatë ditës së sotme më dt 24 prill, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti 60 maturantët e gjimnazit profesional “ Kristo Isak” nga Berati, të shoqëruar nga 3 mësuese.
Prezantimi filloi në orën 12.15 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku.
Në pjesën e parë të trajnimit znj. Edlira Lloha, pegagoge në Fakultetin e Drejtësisë, u shpjegoi nxënësve, për rreth 40 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi teorik i këtij fenomeni negativ, i shfaqur që nga antikiteti, si dhe shembujt e ilustruar në Shqipëri por edhe më gjerë, i tërhoqën maturantët në dhënien e mendimeve dhe eksperiencave personale. Pjesë e prezantimit ishin edhe 4 kazuse të situatave korruptive të prezantuara nga Edlira rreth të cilave maturantët dhanë idetë dhe mendimet e tyre.
Në pjesën e dytë znj. Valbona Alikaj, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në UB, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta.
