Gjatë ditës së sotme, dt 23 prill, në orën 13:00, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universiteti Barleti, priti, në kampusin 2, maturantët e shkollës “Partizani”.
Si fillim u bë një prezantimi i projektit nga Diantina Zuna, koordinatore e Qendrës së Trajnimit dhe Testimit Barleti, duke iu bashkangjitur këtij prezantimi shpjegimin e pyetësorëve online dhe kritereve të esesë.
Më pas u zhvilluan këto tema kryesore:
1- Tema e korrupsionit, ku z. Robert Gjedia, pedagog dhe koordinator i Instituti të Edukimit Barleti, trajtoi fenomenin si dhe mënyrat sesi të rinjtë mund të luajnë rol aktiv në luftën kundër tij.
2- Diantina Zuna dhe Anjeza Llubani, koordinatore e Departamentit të Arkitekturës UB, prezantuan në pjesën e dytë të trajnimit, karrierën dhe orientimin qe mund ti japin nxënësit maturante duke u bazuar në prirjet dhe personalitetin e tyre me ndihmën e testit të personalitetit.
