Në datën 19 Mars, 2014 pranë Rektoratit të Universitetit të Salentos u mbajt konferenca finale “The future of the SONETTO Project: smartourism and glocal opportunities”, i financuar në kuadër të 1st Call for Project Proposals European Territorial Cooperation Programme “Greece - Italy” 2007-2013.
Projekti u sponsorizua nga Universiteti i Salentos në partneritet me TEI - Instituti Teknologjik i Epirit, partnerit kryesor të projektit, dhe Universitetit të Foggia. Folësit në konferencë ishin Zv. Rektori Antonio Lucio Giannone për Universitetin e Salentos, Zv. Rektori Ioannis Gkanas për TEI, dhe profesorë të tjerë të përshirë në projekt.
E ftuar në konference ishte Znj. Esmeralda Hasani, e cila prezantoi projektin Mediter, projekt i ideuar dhe zhvilluar nga universiteti “Barleti” në bashkëpunim me Institutin Adriapol.
