Ekipi i futbollit, Barleti Soccer, në fillim të javës tjetër do të luajë ndeshjen finale me një nga dy gjysëm finalistët që pritet të luajnë sot.
Finalja erdhi mbas tre ndeshjeve në grupe ku fillimi ishte jo i mirë për ne mbasi humbëm me "Qendrën Studenti" me rerzultatin 2-0. Në ndeshjen e dytë, përballë kishim ekipin e universitetit "Zonja e këshillit të mirë".Me një lojë të mirë për, racionale dhe me aftësi individuale të lojtarëve tanë, fitorja ishte e gjithë e jona, 3 - 1.
Ndeshjen e tretë kundërshtari ishte akoma më i vështirë, universiteti "Politeknik", mbasi në përbërje kishte edhe lojtarë të cilët aktivizohen në ligat e ndryshme të futbollit. "Barleti Soccer" duke pasur në gjirin e tij lojtarë të rinj si Mikel Hoxha, Euklid Beqiri, Linian Lika apo dhe me eksperiencë si Alfred Allamani apo Elion Haxhiu, bënë një ndeshje dhe sidomos një pjsë të dytë e cila në momente të ndryshme ngjasonte me një ekip emri i të cilit është Barcelona...!
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 - 2 për Barleti Soccer duke i dhënë të drejtën për tu ndeshur në finale ndeshje e cila me shumë mundësi do të luhet ne Stadiumin "Selman Stërmasi" ku shpresojmë në një përkrahje masive nga ana e studentëve dhe pegagogëve në këtë takim final.
