Në kuadrin e bashkpunimeve efektive me njësi të pushtetit vendor, Universiteti Barleti nënshkroi sot një marveshje bashkëpunimi me Njësinë Bashkiake nr 1 të Kryeqytetit. Kjo marrveshje i hap rrugën studimeve të përbashkëta me synim gjetjen e modeleve sa me bashkëkohore të zhvillimit të qëndrueshëm, bashkveprimit të studentëve me problematikat që ka kjo njësi si dhe krijon kushte të reja të një bashkëpunimi modern, mes pushtetit vendor dhe botës akademike. Të dyja palët u angazhuan të punëojmë maksimalisht për angazhimin e kësaj marrveshje.
