Në kuadër të muajit Shkurt, i cili në SHBA dhe Kanada shënon muajin e historisë Afrikano-Amerikane, Znj. Megan Simon, zv. Konsull pranë ambasadës Amerikane në Tiranë, mbajti një leksion të hapur rreth historisë së popullatës me origjinë afrikane në SHBA. Ky muaj përkujtohet dhe festohet çdo vit, duke u referuar shpesh si ‘Black Month, dhe fokusohet kryesisht në historinë dhe arritjet e kësaj popullate ndër vite.
Znj. Simon e nisi leksionin e saj që me ardhjen e parë të kësaj popullate, si skllevër të të bardhëve, rreth fillimit të viteve 1600, duke sqaruar kësisoj se shumica e afrikano-amerikaneve në Amerike sot, kanë prejardhjen e tyre nga Afrikanët e kapur peng dhe shfrytëzuar gjate periudhës 1619-1865. Në vitet 1700, teksa lufta për pavarësi ishte e përditshme dhe deklarata e Pavarësisë nga Thomas Jefferson u kthye në një manifesto të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, vetë krijuesi i saj ishte pronar i 200 skllevërve.
Rreth viteve 1830, numëroheshin rreth 319,000 zezake në SHBA, me rreth 150,000 që jetonin në shtetet veriore. Këtu fillon ndoshta edhe integrimi i tyre në shoqërinë amerikane, duke krijuar kulturën dhe traditat e tyre, kësisoj duke nxjerre në pah edhe aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të shkencës, artit, letërsisë dhe sportit. Megjithatë, vitet 1960 shënuan kulmin e diskriminimit racor që kjo popullatë përjetonte çdo ditë mbi supe, duke i dhënë shkas lëvizjes për të drejtat e njeriut. Kjo lëvizje u drejtua nga pastori Martin Luther King, i cili përcolli mesazhin e paqes dhe evokoi kulturën e traditat e kontinentit Afrikan dhe solidaritetin, si mënyra të një integrimi më të shëndetshëm.
Znj. Simon përmendi disa figura të spikatura Afrikano Amerikane, si: Martin Luther King, Oprah Winfrey, Barack Obama e shumë të tjerë,të cilët kanë kontribuar jo vetëm në historinë e kësaj popullate, por edhe në zhvillimin e Shteteve tëBashkuara të Amerikës.
