Universiteti "Barleti" (UB) në bashkëpunim me Politeknikun e Barit (DICAR) organizoi ditën e shtunë më datë 09/11/2013 takimin me temë "Trashëgimia industriale e Shqipërisë: Arkitektura dhe Peizazhet".
Fokusi i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i trashëgimisë në zonat industriale të Shqipërisë. Pedagogë Italianë dhe Shqiptarë, si dhe studentë të Universitetit të Bari prezantuan dhe diskutuan punimet e tyre konkrete rreth zonave industriale të Beratit dhe Fierit. Anna Bruna Menghini, profesore e asociuar pranë Politeknikut të Barit, prezantoi relacionin me temë “Trashëgimia Industriale e Shqipërisë”, duke u fokusuar tek zona industriale e Fierit e cila është në fazën përfundimtarë. Studentët Italian gjithashtu prezantuan punimet e temave të tyre, praktikën e të cilave po e zhvillojnë në vendin tonë. Eksperienca e Laboratorit të Arkitekturës në UB vlen për të njohur kulturën ndërmjet arkitekturës moderne italiane me atë shqiptare, konkretisht trashëgiminë kulturore shqiptare. Në punimet e tyre, studentët italianë të departamentit të arkitekturës në Bari kanë zgjedhur zonën industriale të Beratit dhe të Fierit, si raste studimi për të analizuar zonat urbane dhe për të projektuar arkeologjinë industriale, identitetin dhe ruajtjen e trashëgimisë shqiptare, si dhe raportin ndërmjet dy vendeve. Studentët prezantuan punën e tyre kërkuese të deritanishme për zonën industriale të Beratit, duke përfshirë një analizë urbane të gjerë me fokus ruajtjen e trashëgimisë dhe projektimin e qytetit të së ardhmes. Pedagogët shqiptarë udhëheqës Prof. Spartak Bagllamaja, relator i temave të studentëve, argumentuan analizën urbane dhe arkitekturore që studentët italiane kishin zhvilluar për zonat përkatëse të Beratit dhe Fierit.
Ky aktivitet ishte hapi i parë i një bashkëpunimi akademik midis departamenteve, pedagogëve dhe studentëve të arkitekturës të të dy vendeve.
