Ka përfunduar ndeshja e javës së tretë të kampionatit, ku vajzat universitare kanë dalë fituese në derbin me Tiranën.
Ndeshja është luajtur në “shtëpine” e lojtareve të Tiranës, në pallatin e Sportit “Farie Hoti”.
Nga të dy ekipet që në fillim të setit të pare, janë përcjellë emocione të vazhdueshme.
Gjthashtu, pallati i sportit kishte mbledhur shumë tifozë dhe dashamirës të sportit, të cilët e ndoqën ndeshjen deri në fund.
Seti i parë ka qënë me tension, duke barazuar herë pas here, deri në përfundimin e setit 25-23 për Barleti Volley.
Ekipi i Tiranës ka bërë një paraqitje të mirë, por aftësite dhe eksperienca e lojtareve të UB-së ka treguar me shumë forca, që është në gjendje të përballoje lojën deri në fund.
Lojtarja e re Bici ka qënë në një ditë të mirë, por gjithsesi ekipi nuk ishte kompakt dhe i organizuar si ndeshjet e tjera.Ekipi nuk pati koordinimin e duhur të bllokut me mbrojtjen, gabime të dy lojtareve organizatore të ekipit te Barletit.
Seti i dytë ishte më i qetë - mbrojtja, blloku dhe sulmi ishin më të organizuar.
Ekipi i UB-së udhëhoqi gjithë setin, deri në përfundimin e shifrave 25-19.
Në fillim të setit të tretë ekipit të Tiranes i ra tempi, por u rikthye rivaliteti i saj pas disa aktivizimeve të lojtareve rezervë të ekipit të Universitetit Barleti.
Përvoja e lojtareve të UB-së nuk njeh kundërshtar dhe rikonfirmohet në krye të renditjes bashkë me ekipin e Teutës.
Ekipi i Barletit në këtë derbi ka treguar që edhe në ditë jo shumë të mirë, në fund ja del të triumfojë.
