Ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit, në datat 2 dhe 3 Tetor, 2013, u zhvillua në Durrës aktiviteti për femra i Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Ekipet pjesëmarrëse ishin: Barleti Volley, Tirana, Teuta, Korça. Në përfundim të këtij aktiviteti, fitues u shpall ekipi i Barleti Volley.Një trofe i rëndësishëm për ekipin, sepse është hera e parë që ekipi jonë fiton një të tillë.Ky ishte një fillim i mbarë për vajzat Barletase, të cilat dhanë një kontribut të madh për arritjen e këtij rezultati pozitiv. Këtë sezon sportiv, është bërë një investim i madh sa i përket përbërjes së lojtareve, dhe investimit financiar të nevojave të përgjithshme të ekipit. Në këtë mënyrë ky ekip ka ardhur duke u konsoliduar, dhe të jetë pretendenti kryesor i këtij sezoni.
Dy ndeshjet e zhvilluara, e para kundër Teutës dhe e dyta kundër Tiranës përcollën shumë emocione tek të pranishmit. Vajzat Barletase dhanë maksimumin e tyre e kontribut të veçantë dhanë tifozët e Barleti Volley, që inkurajuan ekipin gjatë ndeshjeve. Në ndeshjen finale, Barletaset mposhtën me rezultatin e pastër 3-0, rivalet e Tiranës. Takimi u dominua që në pikët e para nga vajzat e Barletit, të cilat drejtoheshin nga trajneri Hasan Gurabardhi. Për t’u theksuar është fakti se ekipi i Tiranës ndryshonte shumë nga ai ekip që u shpall kampion dhe fitues i Kupës për sezonin e kaluar. Prej bardhebluve janë larguar shumë elementë cilësorë të sezonit të kaluar, një pjesë e të cilave kanë kaluar pikërisht tek UB-ja( K.Nezaj, K. Shkurti, Xh. Sejfullai).
Derbi i kryeqytetit në volejboll pritej të ishte më luftarak, falë edhe fitoreve të thella që të dy ekipet realizuan në gjysmëfinale ndaj Teutës dhe Skënderbeut. Por në fakt nuk ndodhi siç ishte parashikuar, sepse vajzat Barletase dominuan nga fillimi në fund.
Barleti Volley u shpall fituesi i Kupës së Federatës Shqiptare, trofeu i parë për këtë sezon 2013-14, duke paraprirë kështu shpresën e një sere trofesh të tjera.
