Të enjten 3 tetor 2013, në Universitetin Barleti, Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës zhvilloi mbrojtjet e diplomave Bachelor . Studentët të emocionuar, prezantuan temat e tyre, që ngjallën shumë interes tek komisioni dhe pedagogët e departamenteve përkatëse.
Në këtë event ishin prezentë kolegë, miq dhe familjarë të studentëve diplomantë. Ky moment shënon një arritje të madhe jo vetëm për studentët, por edhe pedagogët, të cilët i kanë drejtuar dhe udhëhequr me shumë përkushtim. Pedagogët dhe stafi i Barletit ndihen krenarë për financierët dhe kontabilistët e ardhshëm .
Fakulteti i Ekonomisë i uron përzemërsisht për përfundimin me sukses të studimeve dhe fillimin e një rruge të bukur dhe plot sfida në tregun e punës.
