Kanë filluar regjistrimet për kursin intensiv para-universitar mbi Nocionet, Historinë e Arkitekturës nga Antikiteti deri tek Arkitektura Bashkëkohore si dhe Kompozimi i Njohurive të Vizatimit Teknik dhe me Dorë të Lirë.
Kursi para-universitar ka si objektiv të aftësoje studentin me nocionet dhe logjikën e operacionit që arkitekti, gjatë transformimeve të realitetit fizik kryen në sintezën artistike, teknike dhe shkencore. Kursi do të ofrojë njohuri mbi ndërtesat dhe përfaqësimin e tyre në periudhën antike, bashkëkohore dhe moderne. Në të njëjtën kohë kursi fokusohet në teoritë e hapësirës urbane dhe rezultatet teknike, të cilat kanë karakterizuar disa momente të rëndësishme të antikitetit, periudhës moderne dhe bashkëkohore me qëllimin për të njohur hapat thelbësore, që ndryshimi i vizionit ka prodhuar në projektimin dhe kompozimin e skenave urbane dhe të peizazhit.
Gjatë kursit studenti do të njihet me nocionet dhe kompozimet e Vizatimit Teknik dhe me Dorë të lirë. Njohuritë do të jenë teorike por do të shoqërohen edhe me detyra të cilat do të zbërthehen praktikisht nga studentet, qoftë vizatim me dorë të lirë po ashtu edhe elemente të vizatimit arkitektonik duke aplikuar mjete dhe teknika të ndryshme pune.
Programi i Historisë së Artit dhe Arkitekturës
1. Koncepti Arkitektonik dhe Kulturor
2. Koncepti i Qytetit Organik
3. Vizioni i Hapësirës dhe Teoria e Arkitekturës në Greqinë Antike, Romën e Lashtë dhe Bizantine.
4. Qyteti dhe Arkitektura në Mesjetë: Hapësira Romane dhe Gotike
5. Hapësirat perspektive në periudhën e Rilindjes dhe Hapësira Infinite në Barok
6. Kriza e Qytetit Organik në Shekullin e XVIII. Lindja e Qytetit Modern dhe Teoritë e Hapësirës
7. Teoria e Arkitekturës Moderne dhe Bashkëkohore.
Programi i Vizatimit Teknik dhe me Dorë të Lirë:
1. Njohuri për Ngjyrat: ngjyrat e ngrohta, ngjyrat e ftohta. Veprimi psikologjik dhe vizual i ngjyrave. Përdorimi praktik, vizatimi me lapsa me ngjyra i figurave të thjeshta si dhe përdorimi i akuarelit
2. Natyra e Qetë: vizatimi me laps, kompozimi në fletën e vizatimit, radha e punës në fletë. Materiali i objekteve. Vizatim, linja, materialitti, plani, volutemtira. Perspektiva dhe dritë-hija
3. Shkalla e Vizatimit: përdorimi i shkallëve, vizatimet dy dimensionale. Simetri, asimetri, ritmi, fasada, plani dhe situate urbane
4. Vizatime Tre Dimensionale: dimetria, aksonometria. Njohuri mbi perspektiven, metoda e arkitektëve. Perspektiva me një fokus dhe me dy fokuse. Interiere, eksteriere, shkallët, materiali tradicional dhe materialet moderne.
5. Vizatimet Abstrakte: fenomeni - elementi përgjithësues simbolik, forma gjeometrike me e afërt, defigurimi i formës gjeometrike.
Pano abstrakte
a. Bota bimore
b. Qyteti i së ardhmes
c. Komplekse sportive
d. Komplekset e shfaqjeve dhe kinematë
e. Komplekset muzeale
6. Interpretimi I Logove: (ese decorative)
a. Bota e fëmijëve
b. Bota e adoleshentit
c. Logo e arkitektit
d. Kartëvizita e një specialisti: planifikues, arkitekt, urbanist, peizazhist
Kursi zhvillohet intensivisht në Mjediset e Departamentit të Arkitekturës, Fakulteti I Shkencave të Aplikuara dhe Arteve, Kampusi 2, çdo ditë nga e Hëna në të Premte, nga dy orë, për një javë.
Për regjistrime, ju lutem mund të shkruani në adresën: [email protected] ose në cel: 0694761434.
Orari i lëndëve:
Histori Arti dhe Arkitekturë
E Hënë : Ora 10:00 - 12:00
E Martë: Ora 14:00 - 16:00
E Mërkurë: Ora 10:00 - 12:00
E Enjte: Ora 14:00 - 16:00
E Premte: Ora 10:00 - 12:00
Vizatimi Teknik dhe me Dore të Lirë
E Hënë : Ora 14:00 - 16:00
E Martë: Ora 10:00 - 12:00
E Mërkurë: Ora 14:00 - 16:00
E Enjte: Ora 10:00 - 12:00
E Premte: Ora 14:00 - 16:00
