Elona Bano, aktualisht pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Dekan i Studentëve boton monografinë e parë. Libri është një studim në të drejtën ndërkombëtare publike me tiull “Zgjidhja Paqësore e Konflikeve në të Drejtën Detare - Analizë Krahasuese e Legjislacionit Rumun dhe Rus”. Libri është botuar në gjuhën ruse nga Lambert Academic Publishing.
Për të gjithë zotëruesit e gjuhës ruse, ky studim i bërë me asistencën e Prof. Dr. Abashidze - përfaqësues i Federatës Ruse në OKB, vjen tek lexuesi me shumë risi sidomos sa i takon vështrimit krahasimor të legjislacioneve rumune dhe ruse nën dritën e të drejtës ndërkombëtare publike. Çështje si Kanali i Korfuzit me interes për vendin tonë, Ishulli i Gjarpërinjve që shënjoi fitore për diplomcinë rumune kundër asaj ruse fillimisht, e asaj ukrainase përfundimisht, janë vetëm disa nga problematikat e trajtuara në këtë libër. Për përgatitjen e tij janë përdorur punime dhe dokumentacione nga arkivat rumune dhe arkivat e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse.
Elona Bano, LLM, është diplomuar juriste në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Shtetëror "Ovidius", Konstanca, Rumani. Ka marrë titullin Master në Shkenca Juridike, LLM në Universitetin Shtetëror "Miqësia e Popujve" -Moskë. Momentalisht është doktorante pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
