RESEARCH UNIVERSITIES (RES-UNI)

RES-UNI është një projekt i financuar nga ERASMUS+ Capacity Building in Higher Education (CBHE) – Strand 1, për periudhën Dhjetor 2024 – Dhjetor 2027. RES-UNI synon forcimin e njohurive dhe aftësive të institucioneve akademike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, me fokus në transformimin digjital, Big Data dhe sistemet e menaxhimit të të dhënave. Partneret e projektit janë: Firat University (COO), WSGE University od Applied Sciences, University Adriatic, University College "CEPS-Center for Business Studies" Kiseljak, University of Bijeljina - Bijeljina, University of Mitrovica, ALBANIAN UNIVERSITY CENTER, University "BIJELJINA". Ky bashkëpunim mundëson një shkëmbim të pasur njohurish dhe përvojash, si dhe rrit kapacitetet e universiteteve pjesëmarrëse.

Qëllimi


Qëllimi kryesor i projektit RES-UNI është të zhvillojë njohuritë dhe aftësitë e akademikëve dhe studentëve të universiteteve pjesëmarrëse në Ballkanin Perëndimor për transformimin digjital, Big Data dhe sistemet e menaxhimit të të dhënave, duke reflektuar eksperiencën e universiteteve kërkimore përmes mentorimit ndërkombëtar.

Aktivitete


Aktivitete e Projektit:

  • Zhvillimi i kurrikulave/kursesh dhe organizimi i trajnimeve e praktikave në Digital Transformation
  • Ndërtimi i infrastrukturës teorike për Big Data dhe menaxhimin e të dhënave
  • Përdorimi dhe ndarja e përvojës praktike për sistemet e menaxhimit të të dhënave

Rezultate


  • Testimi i 3 kurrikulave të reja: Big Data, Data Management Systems, Digital Transformation
  • Pilotimi i 3 kurseve të reja në universitetet partnere në Ballkanin Perëndimor
  • Krijimi i mjediseve gjithëpërfshirëse të të nxënit digjital

PERSONI PËRGJEGJËS PËR KONTAKT

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Kejda Nuhu PhD
E-mail: [email protected]
Tel/Cel:
Web: www.umb.edu.al

SUBSCRIBE TO THE NEWSLETTER