Ky projekt është bashkë-financuar nga Programi i BE-së: “Kryeqytetet që bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme – Jerevan, Varshavë, Tiranë”. (Referenca: ENI/2019/412-943/SG3) hazardouswm.eu
Mbetjet e rrezikshme shtëpiake (MRRSH) janë ato mbetje të prodhuara në familjet tona që kanë natyrë të rrezikshme (të ndezshme, gërryese, reaktive, toksike), por që nuk janë të rregulluara si mbetje të rrezikshme sipas legjislacionit ne fuqi. Sigurimi i grumbullimit të mbetjeve të rrezikshme shtëpiake për qytetarët e Tiranës është një kauzë e rëndësishme sepse ndihmon në mbrojtjen e mjedisit dhe ofron një mundësi për qytetarët që të pastrojnë shtëpitë e tyre nga kimikatet potencialisht të rrezikshme.
Projekti synon të zhvillojë një aplikacion mbi menaxhimin e MRRSH për të ndihmuar qytetarët e Tiranës që të largojnë siç duhet mbetjet e rrezikshme nga shtëpitë e tyre. Kjo zgjedhje do i shërbejë dhe do shtojë vlerë në zinxhirin e palëve të interesit për menaxhim të mirë të mbetjeve të rrezikshme, si Bashkia Tiranë dhe kompanitë private që ofrojnë këtë shërbim.
Projekti i propozuar do të ndërtohet në dy shtylla:
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Dr. rer. nat. Gazmend ZENELI
E-mail: [email protected]
Tel/Cel: (355)686080300
Web: www.umb.edu.al