Projekti synon të zhvillojë një kurs që do t'u mundësojë mësuesve të TIK të aftësohen për të mësuar inteligjencën artificiale në klasë. Niveli i përvojës së mësuesve të TIK mbi IA dhe nevojën për integrimin e saj në klasë do të vlerësohet përmes një pyetësori, i cili do të hartohet nga grupi i punës. Si pjesë e fazës së dytë të studimit, nisur nga informacionet e marra nga pyetësori, do të zhvillohen dy - tre fokus grupe me mësuesit për të kuptuar dhe eksploruar më tej nevojat e tyre.
Qëllimi i projektit është të përgatisë dhe të aftësojë mësuesit e TIK për të mësuar inteligjencën artificiale në klasë, duke propozuar një kurs të dedikuar dhe përgatitur materialet mësimore përkatëse në gjuhën shqipe. Ky kurs do të ndihmojë mësuesit të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të integruar IA në kurrikulat e tyre, duke u bazuar në modele bashkëkohore dhe kërkesat që dalin nga pyetësori dhe fokus grupet. Përmes këtij projekti, synohet të rritet cilësia e mësimdhënies dhe të përgatiten mësuesit për sfidat e teknologjisë moderne, duke kontribuar kështu në një arsim më inovativ dhe efektiv.
Grupi i punës do të zhvillojë aktivitetet si më poshtë:
Pas përgatitjes së kursit, studiuesi nga diaspora do të zhvillojë 5 orë trajnimi me mësuesit (train the trainer) dhe 5 orë mësimi me studentët e TIK.
Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Prof. Asoc. Dr. Genta Rexha
Prof. Asoc. Dr. Sokol Kosta – Universiteti Aalborg, Danimark
E-mail: [email protected]
Web: www.umb.edu.al