" Aspiratat e prindërve lidhur me arsimin e mëtejshëm të fëmijëve të tyre dhe këshillimi i individualizuar i karrierës: një eksperiment natyror në terren në Shqipëri.”

Çdo vit, prindërit e nxënësve në përfundim të shkollës 9-vjeçare marrin vendime lidhur me llojin e arsimit të mesëm: gjimnaz i përgjithshëm, i orientuar, apo shkollë profesionale. Këto vendime shpesh udhëhiqen nga aspiratat që prindërit kanë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Për shembull, supozohet se shumica e prindërve dëshirojnë që fëmijët e tyre të diplomohen në universitet. Në vendet ku zgjedhja e llojit të arsimit të mesëm nuk kufizohet nga rezultatet akademike të fëmijëve (për shembull, në Shqipëri dhe Itali), prindërit mund të formojnë aspirata jo realiste. Ndryshimi i aspiratave jo realiste apo jo-efiçente është tejet i rëndësishëm për tregun e punës dhe ekonominë e përgjithshme.

Qëllimi


Qëllimi i gjerë i këtij projekti është të propozojë qasje inovative për të rritur regjistrimin në arsimin profesional dhe për të ndihmuar prindërit dhe të rinjtë në marrjen e vendimeve të mirëinformuara në lidhje me arsimin e mesëm bazuar në aftësinë akademike dhe potencialin e tyre. Kjo qasje është veçanërisht e rëndësishme për shkak se zgjedhjet arsimore të gabuara ose jo efiçente kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në NEET (Jo në Edukim, Punësim, ose Trajnim).

Aktivitete


Projekti i propozuar do të zbatohet në dy shtylla:

  • Ndërhyrja me anë të informacionit të individualizuar përpara zgjedhjes së arsimit të mesëm.
  • Ndjekja e progresit akademik të nxënësve pas informacionit të individualizuar dhe zgjedhjes së arsimit të mesëm.

Rezultate


  • Vlerësimi i rolit të informacionit të individualizuar në aspiratat dhe zgjedhjet e mëtejshme arsimore.
  • Informimi i politikave të arsimit parauniversitar me anë të evidencës shkencore dhe shkakësore.

PERSONI PËRGJEGJËS PËR KONTAKT

Universiteti “Barleti’’
Adresa: Tiranë, Rruga Frang Bardhi, Selitë
Prof.Asoc.Dr. Roland Cerepi
E-mail: [email protected]
Tel/Cel: (355)685479789
Web: www.umb.edu.al

SUBSCRIBE TO THE NEWSLETTER