Takimi i radhës i projektit " Tregu i punës dhe universitetet", nismë e "Universiteti Barleti" u zhvillua në qytetin e Burrelit në bashkëpunim me Zyrën e Punës, Zyrën Arsimore, Bashkinë, drejtues institucionesh dhe maturantë të shkollave të mesme.
Në emër të Universitetit Barleti përshëndeti Zv/rektorja, Prof.As.Dr. Zamira Çavo duke theksuar respektin ndaj pasionit dhe programeve universitare sa më afër tregut të punës, të cilat i ofron edhe UB. Drejtuesit e institucioneve vendorë dhe rajonale Mat, z. Lefter Pasha, znj Shpresa Tusha, z.Agron Malaj dhe z. Gezim Pasha, prezantuan nevojat për burime njerëzore me arsim të lartë që kanë institucionet përkatëse.
Ndërsa, prezantimin e programeve në përputhje me tregun e punës, pasionin e tyre, tarifat dhe avantazhet e një universiteti ekselence dhe aplikativ, i prezantoi Dr. Shpetim Cami.
Të pranishëm në takim ishin edhe nënprefekti z.Hasan Pasha, drejtuesit rajonal z. Altin Bojni, z. Roland Kurti dhe z. Sokol Demleka.