U zhvillua në Universitetin Barleti, më 24 prill, trajnimi zhvillimor mbi LMS-Google Classroom.
LMS është një sistem për menaxhimin e mësimdhënies i cili aplikohet nga të gjithë universitetet e njohura në bote edhe vjen dhe në arsimin e lartë shqiptar duke e përshtatur marrëdhenien pedagog-student me epokën e teknologjisë.
Sistemi LMS për çdo përdorues qe futet në sistem, pedagog apo student ofron vetëm informacion të personalizuar. LMS sjell në internet dinamikën e një klase mësimore duke lejuar pedagogët dhe studentët të bashkëveprojnë në një “klasë virtuale “ në të njëjtën mënyrë si në një klasë standarte.
Kjo risi është përqafuar nga pedagogët dhe studentët e UB.