Më datë 16 prill, Barleti HUB solli në auditor Z. Andrea Papa dhe kolegë të tjerë nga EXINN Technology Center, një qendër kërkimore në Shqipëri.
Ata njohën Barletasit me misionin e tyre për të ndërmjetësuar bashkëpunimin e ekosistemit të startup-eve në vend me shkenctarët shqiptarë në diasporë, si mundësi e promovimit të kapitalit human studentor me qasje drejt inovacionit.
Në auditor u diskutua me studentët mundesitë e panumërta që revolucioni i katërt industrial sjell për punësim e vetëpunësim, si edhe ndryshimin e konceptit të sipërmarrjes në të ardhmen.