A jeni ndalur ndonjëherë të mendoni lidhur me rolin përcaktues që ka shkrimi dhe arsyetimi në prezantimin e kazuseve juridike?
Gjatë ditës së sotme, më datë 16 Prill 2019, në ambientet e "Universiteti Barleti" u diskutua rreth temës''Shkrimi dhe Arsyetimi Ligjor si Element në Prezantimin e Juristit" nga lektori Dr. Sokol Berberi, pedagog dhe përgjegjës për trajnimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës (ish gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese).
Ky takim ofroi një moment të veçantë komunikimi me fokus të arsyetuarit si jurist! Kryefjala e këtij leksioni të hapur ishte diskutimi mbi çështjet, objekt të këtij lëmi, dhe përse zotërimi i tij kanë një rëndësi parësore në karrierën e çdo juristi.
Për studentët e Drejtësisë dhe për auditorin më gjerë, të interesuar në çështje të së drejtës dhe rolin e juristit profesionist në trajtimin e tyre, ky ishte një leksion në përfundim të të cilit pjesëmarrësit reflektuan për planifikimin e karrierës në sistemin e drejtësisë dhe rolin i Shkollës së Magjistraturës.