U zhvillua diten e mërkurë me date 03.04.2019 në ambientet e kampusit 1 leksioni i hapur me temë "Rregullatorët financiarë në Shqipëri dhe në Europë" me lektore Znj.Elisabeta Gjoni, ish-Zv Guvernatore e Bankës së Shqipërisë dhe Drejtoreshë e Auroritetit te Mbikëqyrjes financiare.Aktualisht Këshilltare e Guvernatorit të Bankës së Shqipërise.
Gjate karrierës së saj profesionale Znj.Elisabeta Gjoni ka marrë pjesë dhe ka dhënë leksione në shumë veprimtari të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare. Ishte privilegj dhe kënaqësi për ne ta kishim Znj Gjoni në mesin tonë për të diskutuar për çeshtje të rëndësishme financiare te vendit tonë dhe jashtë tij.