Qendra EducationUSA në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane, zhvilluan në datën 16 Maj 2018, tek Lulishtja “Ismail Qemali” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, panairin e dytë të arsimit. Në këtë panair morrën pjesë 26 ish-studentë amerikanë dhe shqiptarë të diplomuar në kolegjet dhe universitetet në Amerikë, duke përfaqësuar shkollat e tyre. I pranishëm në këtë panair ishte edhe Ambasadori Amerikan Donald Lu, i cili përfaqësoi universitetin ku është diplomuar, Princeton University, New Jersey. Zoti Lu, gjithashtu, falenderoi qendrën EducationUSA për promovimin e arsimit të lartë amerikan në Shqipëri dhe asistencën ndaj të gjithë të interesuarve që duan të studiojnë në SHBA. Panairi u vizitua nga më shumë se 400 gjimnazistë dhe jo vetëm, të cilët kishin mundësi të merrnin informacione mbi universitetet dhe kolegjet pjesëmarrëse, mënyrën e aplikimit dhe mundësitë e bursave, por edhe të mësonin më shumë mbi jetën studentore në SHBA.
Universitetet e përfaqësuara ishin:
1.Anderson University
2.Arizona State University
3.Clark University
4.Colorado College
5.Davidson College
6.Georgia Tech
7.Grand Valley State University
8.Indiana Wesleyan University
9.Johns Hopkins University School of Advanced International Studies
10.Kansas State University
11.Loyola University Chicago, IL
12.Maxwell School, Syracuse University
13.Millsaps College
14.Northeastern University
15.Princeton University
16.Stetson University
17.SUNY at Fredonia
18.SUNY Buffalo Law School
19.SUNY Geneseo
20.Texas A&M University-Kingsville
21.University of California, LA
22.University of Kansas
23.University of Maryland
24.University of Maryland, College Park
25.University of Oklahoma
26.University of Oregon
27.Utah State University
28.Virginia Tech
29.Valparaiso University