Më datë 17 prill 2018 EducationUSA në Shqipëri organizoi një panair me përfaqësues të disa universiteteve amerikane në ambjentet e Universitetit Barleti. Panairi ishte kryesisht për anëtarët e klubit që EducationUSA ka, por gjithashtu morën pjesë edhe të interesuar të tjerë që dëshirojnë të studiojnë në ShBA. Panairi ishte pjesë e turit të Evropës Juglindore që EducationUSA organizon çdo vit. Përfaqësuesit e universiteteve shoqëroheshin nga Koordinatorja Rajonale e qëndrave të këshillimit të EducationUSA. Ata patën mundësi të bisedonin me të interesuarit për studimet në Amerikë dhe të shpjegonin çfarë ofronin universitetet e tyre për nxënësit apo studentët shqiptare. Panairi u vizitua edhe nga përfaqësues të Zyrë.
Linku