Ftohen të gjithë BARLETASIT, studentë në profilet e studimit në UB si, arkitekturë, menaxhim biznes, IT, sporte, financë, shkencas ociale, etj, të bëhen pjesë e fundjavës së parë kreative në UB.
Ngritje grupesh me formime të ndryshme, rrahje idesh për biznese novatore, mentorime nga ekspertë startup-esh, trajnime nga lektorë të Unviersitetit, prezantime nga grupet e ngritura, dhe shumë aktivitete të tjera do të zhvillohen përgjatë këtyre 48 orëve.
STARTUP WEEKEND CREATIVE UB 1, do të zhvillohet më datat 23-24-25 Mars 2018, në kampusin 1 të UB.
Kontaktoni zyrën e studentëve dhe shënoni emrin tuaj për tu bërë pjesë e një eksperience të paharruar.
JU mirëpresim