Thirrje për punime
Departamenti i Shkencave Politike në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Çështjeve Publike (AIPA), në “Universiteti Barleti”, në Tiranë
organizojnë
Konferencën Ndërkombëtare Shkencore:
“Marrëdhëniet strategjike mes vendeve ballkanike, vlerat e përbashkëta dhe globalizimi”
Konferenca synon të bashkojë në tryezën e debatit studiues nga të gjitha vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë, për të adresuar dhe trajtuar problematikat e veçanta e të përbashkëta me të cilat përballen sot vende të ndryshme të Ballkanit.
Konferenca kërkon të trajtojë (por pa u kufizuar) këto tematika:
1. Trashëgimia historike, vlerat dhe problematikat e përbashkëta.
2. Mundësi dhe perspektiva të bashkëpunimit strategjik në Ballkan.
3. Tregu Ballkanik; mundësi dhe perspektiva.
4. Arsimi si element integrues i vendeve ballkanike.
5. Sfidat e demokratizimit të Ballkanit dhe vlerat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit.
6. Integrimi i vendeve të Ballkanit në Europë.
BordiShkencor :
Kryetar: Prof as DrZamiraÇavo,
(zv rektore “Universiteti Barleti”)
Anëtarë: Prof. Dr. Şerif Ali Bozkaplan (Dokuz Eylül Üniversitesi, İzmir, Turqi), Mesut IDRIZ Sakarya Universitesi, Prof. Dr. Gürer Gülsevin (Ege Üniversitesi, İzmir, Turqi), Prof. Dr. Suzan Canhas (Universiteti i Prishtinës), Prof. Dr. İsa Memishi (Universiteti i Prishtinës), Prof Dr Lindita Latifi (Universiteti i Tiranës), Prof as Dr Reis Mulita (“Universiteti Barleti”), Dr Dorian Jano (AIPA), DrUrtis Harri (Universiteti i Tiranës).
Gjuha e Konferencës:
Shqip dhe Anglisht
Organizuesit e Konferencës, do të mundësojnë përkthimin e prezantimeve.
Vendndodhja:
Konferenca do të mbahet në Tiranë, në ambientet e “Universiteti Barleti, Kampusi Nr. 1; Adresa: rruga “Sami Frashëri”, Nr. 41, Tiranë.
Udhëzim për abstraktet dhe punimet
Abstrakti duhet dorëzohet brenda datës 18 shkurt 2018 në adresën elektronike të konferencës: [email protected]. Abstrakti të jetë, jo më shumë se 250 fjalë, në shqip dhe anglisht. Duhet të përfshijë: titullin e plotë të punimit, emrin e autorit, gradën shkencore/titullin akademik, adresën e e-mailit dhe emrin e institucionit ku është i punësuar.
Udhëzime për Punimin e Plotë: të gjitha punimet do të dorëzohen në gjuhën Shqipe ose Angleze. Stili i të shkruarit duhet të ketë këto karakteristika: - Fonti i shkronjave: Times New Roman; - Madhësia e shkronjave të titullit 14/ Mes titullit 13; - Madhësia e shkronjave të tekstit: 12; - Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5; - Formati: A4; - Nr. i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm të djathtë të faqes. - Shkrimi dhe Citimi në tekst - Sistemi APA
Punimet e plota duhet të dorëzohen në adresën elektronike të konferencës në versionin Microsoft word deri në 09 Mars 2018. Punimet duhet të jenë të redaktuara shkencërisht nga autori/ autorët e punimit. (autori është përgjegjës për redaktimin e punimit).
Punimi duhet të jetë 7-10 faqe (format A4.)
Të gjitha abstraktet e punimeve të pranuara do të botohen në Proceeding Book (ISBN) të konferencës. Punimet më të mira të përzgjedhura nga Bordi Shkencor i Konferencës, do të botohen në një numër të veçantë të Revistës Shkencore “Gjeopolitika”, botim shkencor i “Universiteti Barleti”.
Koordinatore e Konferencës: MSc Eurona Leka (“Universiteti Barleti”).
Axhenda:
Shqip
English
Abstracts Handbook