ORGANIZON: Innovation Hub (Godina e Inovacionit)
VENDI: Innovation Hub
DATA: 21.10.2016
FILLIMI: 16.30
MBARIMI: 18.30
Moderatori:
Z.Enis Gjana
QëLLIMI DHE TEZAT E DISKUTIMIT:
IT For Equality mendon tja lehtësojë jetën të gjithë personave qeë ulen në një karrige të tillë të cilët përdorin forcën e tyre fizike për të mundësuar lëvizjen, duke e transformuar këtë karrige në një karrige smart, e komanduar nga një joystick dhe e monitoriar nga një smartphone i implementuar në karrige. Falë sensorëve të ndryshëm si Proximity, Humidity, Temperature jeta e tyre do të ishte shumë më e sigurtë duke shmangur shumë aksidente të mundshme.
Ky aktivitet do te njohe te pranishmit me sfidat dhe problematikat që përballen individët apo sipërmarrësit e rinj gjatë procesit të ngritjes dhe realizimit të një ideje inovatore. Mungesa e eksperiencës, fondeve, bashkëpuntorëve apo edhe ajo e legjislacionit e bëjnë sfidën më te vështirë.
Ky workshop synon të edukojë dhe forcojë individët, grupet dhe komunitetin, nëpërmjet njohjes me ligjet dhe rregullat në fuqi. Hapësirat e zhvillimit të aktivitetit ofrojnë infrastrukturën e duhur për krijimin e sipërmarrjeve dhe komunitetit Start Up në Tiranë. Me qëllim stimulimin e sipërmarrjes lokale, kjo nismë synon të lidhë dhe të nxisë më tej bashkëveprimin e aktorëve në këtë ekosistem.
Temat e diskutimit do të jenë:
• Hapi i rradhës pas Planifikimit të Biznesit
• Lobimi për Financues të ndryshëm
• Pitching të idesë nëpër konkurse lokale dhe ndërkombëtare
• Aplikimi për fonde në projekte nga donatorë të ndryshëm
• Rishikimi dhe rivleresimi i situatës