The New European Citizens - lights and shadows of the European Union’s future through the eyes of the present and future young citizens
Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti pranë “Universiteti Barleti” merr pjesë në projektin ndërkombëtar “The New European Citizens - lights and shadows of the European Union’s future through the eyes of the present and future young citizens", programi Evropa për Qytetarë 2014-2020.
Ky projekt ka si qëllim zhvillimin e një dialogu aktiv dhe diskutimi lidhur me të ardhmen e Evropës dhe të drejtat e qytetarisë midis të rinjve të lindur apo rritur në një vend të Bashkimit Evropian, pjesë e këtij projekti, dhe të rinjve nga një shtet kandidat siç është Shqipëria.
Argumenti kryesor është perceptimi që këta të rinj, të cilët vijnë nga tradita sociale dhe kulturore, kanë mbi Bashkimin Evropian të sotëm dhe zhvillim e tij të ardhshëm si dhe mbi të drejtat e tyre të qytetarisë dhe pjesëmarrjen efektive në jetën demokratike të shoqërive gjithnjë e më tepër shumë kulturore.
Në kuadër të këtij projekti janë organizuar aktivitete në shtete të ndryshme, pjesëmarrës në këtë projekt, më qëllim rritjen e nivelit të diskutimit dhe ndërgjegjësimit lidhur me tematikat kyçe të projektit.
Për detaje të mëtejshme klikoni linkun e mëposhtëm:
Këtu