Në datën 10 dhjetor 2014, në Universitetin Barleti u zhvillua inagurimi i Katedrës Zhan Mone. Të ftuar nderi ishin z. Jean-Eric Paquet, Drejtor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian; znj. Romana Vlahutin, ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe z. Vassilis Maragos shef i Sektorit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian, të cilët u pritën nga rektori i Universitetit Barleti, prof. Dr. Marenglen Spiro, dhe nga drejtori i Katedës Zhan Mone, dr. Dorian Jano.
Z. Jean-Eric Paquet mbajti një leksioni të hapur me studentë dhe pedagogë rreth çështjes së politikës aktuale të zgjerimit dhe sfidave që duhet të përballojnë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij z. Paquet nënvizoj rëndësinë e procesit të integrimit si dhe mbështetjen që komisioni ka për vendet e Ballkanit Përëndimor në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit. Më pas pedagogë dhe student drejtuan pyetje rreth progresit të Shqipërisë dhe procesit të hapjes së negociatave. Z. Paquet rikonfirmoj rëndësinë e politikës së zgjerimit dhe reformave që duhet të ndërmerren nga shtetet të cilat aspirojnë për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Në bashkëbisedimin edhe me ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri znj. Romana Vlahutin dhe shefin e Sektorit për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian z. Vassilis Maragos, u vlerësuan arritjet që Shqipëria ka bërë drejt integrimit evropian si dhe sfidat për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Anëtarët e komisionit evropian vlerësuan rolin e institucioneve akademike si dhe shprehen mbështetjen e tyre ndaj iniciativave të Katedrës Zhan Mone pranë UB-së, fokusi i të cilës për tre vitet e ardhshëm do të jetë procesi i zgjerimit të BE-së dhe ndikimi i tij në Ballkanin Perëndimor.