Ditën e shtunë, dt.30 janar 2010 ora 12.00, në ambjentet e Universitetit "Barleti" u promovua botimi më i fundit i Prof. Rexhep Meidanit "Mbi Qeverisjen-Pjesa I". Promovimi u be ne formen e nje leksioni të hapur me studentët e programit të studimeve master në "E Drejtë Publike". Vec studentëve dhe stafit të brendshëm akademik e anëtarët e jashtëm të këshillave akademikë, ishin të pranishëm dhe shumë figura të njohura të fushës si edhe përfaqësues të medias.