Më datë 12 mars, 2010 u zhvillua mbledhja e Bordit të universitetit “Barleti”, e cila kishte në rend dite shqyrtimin dhe diskutimin e Buxhetit për vitin akademik 2009-2010.
Fillimisht Bordi u njoh me projektin e ri arkitekturor, “Rikonstruksion dhe shtesë kati në kompleksin e Shkollës së Masterit të UB“, i cili po zbatohet në kuadër të zgjerimit të universitetit “Barleti” edhe me nivelin pasuniversitar të studimeve.
Bordi u njoh edhe me dy bashkëpunimet që UB ka arritur së fundmi me dy universitete të huaja, një anglez dhe një amerikan, përkatësisht Universitetin e Cardiff-it dhe atë të Clemson-it.
Në vijim të prezantimit të buxhetit, u dhanë mjaft sugjerime dhe propozime, për mënyrën e shpërndarjes së fondeve në dispozicion, propozime që duhen mbajtur parasysh në hartimin e planit të ri të buxhetit për vitin akademik 2010-2011.
Një vemendje e vecantë në këtë mbledhje, iu kushtua studimeve pasuniversitare. Anëtarët e Bordit, në kuadër të këtyre studimeve, kërkuan hartimin e një plani të detajuar për zhvillimin e studimeve master, sipas parashikimeve të pritshme. U kërkua, po ashtu, që objektivi afatgjatë i tyre të jetë në përputhje me nivelin e studimëve universitare, që ofron Universiteti Barleti, sipas kartës së Bolonjës.
Mbledhja e Bordit u mbyll me miratimin e buxhetit për vitin 2010.