Universiteti ‘Barleti” është i vetmi institucion jopublik që ka fituar të drejtën e zbatimit të Programit të Detyrueshëm të Formimit të Drejtuesve të Institucioneve Arsimore Parauniversitare nga Qendra “Shkolle e Drejtorëve”.
Ekipi i trajnerëve prej 12 pedagogësh dhe ekspertësh të edukimit dhe të menaxhimit në arsim, i cili është trajnuar dhe certefikuar nga ekspertët izraelitë të Shkollës së Drejtorëve për zbatimin e këtij programi, ka punuar në vijimësi gjatë këtij viti akadmeik, për një përgatitje sa më të mirë dhe cilësore që synon formimin e kompetencave profesionale të atyre që aspirojnë të bëhen drejtues të institucioneve arsimore, parauniversitare konform Standardeve Zyrtare të Zhvillimit Profesional të Drejtuesve.
Në këtë kuadër, me datë 12 tetor në universitetin “Barleti” u zhvillua një konsultë pune me ekipin e trajnerëve nën drejtimin e Dr.Robert Gjedia, Drejtues i programit, ku u finalizuan modulet, përmbajtja e trajnimit, metodologjitë që bazohen në filozofinë dhe parimet e “Experiential Learning”, si dhe oraret e zhvillimit të programit.
Ditën e premte, datë 16 tetor, ora 15:00 Universiteti “Barleti” pret 50 aspirantë për drejtues, të cilët do të jenë pjesë e programit të Shkollës së Drejtorëve për 9 muaj në vijim.