Ditën e sotme me datë 09 Janar 2020, në #UB u zhvillua aktiviteti me temë: Politika në Sy të Arkitekturës, nga Ark. Migen Qiraxhi nën kujdesin e Ped. Anjeza Llubani. Në thelb dua të jap mesazhin e 'Arkitekturës si Mision dhe Arkitektit si Misionar': Si arkitekti dhe arkitektura formëzojmë sjelljen e një shoqërie theksoi Ark. Qiraxhi. Si hapësirat urbane objektet përcaktojnë identitetin apo formojnë identitete. A ka Politikë pa Arkitekturë dhe a ka Arkitekturë pa Politikë!
- Në një shoqëri dinamike ku në qëndër janë; raportet kontraktuale dhe zgjidhjet e shpejta dhe efiçente, ky leksioni është një përpjekte për të pajisur studentët me një këndvështrim të ri për të kuptuar Rolin dhe Misionin e rëndësishëm që ata kanë në shoqëri, ku si projektues profesionistë në fakt ata janë politikanët më të rëndësishëm të një shoqërie! Aktiviteti u shoqërua me pjesëmarrje aktive të studentëve, të cilët shprehën vlerësime për tematikën.