Në 31 Maj 2011, u organizua takimi me studentët e viteve të treta ,të degëve Shkenca Politike, Menaxhim Financiar e Financë-Kontabilitet, të cilët janë në përfundim të ciklit të parë të studimeve. Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i studentëve me Godinën e re të Studimeve Master ose e quajtur ndryshe Kampusi 2 i Universitetit. Në këtë takim morrën pjesë:
EdliraBaraj,
Gjin Biba,
Arbana Kadriu,
Ornela Shqarri,
Enkelejda Hamzaj,
Migena Kapllani ,
Eurona Leka, etj.
Pas fjalimit të Zv. Prorektorit të Kërkimit Shkencor, Znj. Edlira Baraj, studentët u
informuan me detaje, nga stafi akademik, për programet e Masterave Shkencor e Profesional
që ofron "Barleti". Ata treguan interes në profile të ndryshme ku kanë marrë formimin bazë dhe shprehën dëshira dhe ëndërra për të ardhmen e tyre profesionale.
Në fund të takimit u organizua edhe një cocktail duke u uruar studentëve tane, suksese në provimet e mëtejshme dhe dalshin faqebardhë.