© Copyright 2020 - SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Prof. Asoc. Dr Arbi Agalliu

Prof. Asoc. Dr Arbi Agalliu pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Ekonomiks ka kyer Master në Studimet Ekonomike Europiane në “Bamberg University Gjermani” si dhe në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Arbi Agalliu është Doktor i Shkencave Ekonomike si dhe mban titulli Profesor i Asociuar në Ekonomi. Ai ka një përvojë mbi 10 vite në mësimdhënie në nivel universitar, eksperiencë pune disavjeçare në ndërmjetësit financiarë në Shqipëri si banka dhe kompani sigurimi në çështje që lidhen me kontrollin e brendshëm (auditimin), produktet dhe shërbimet financiare, kapitalin human, etj. Ka mbajtur pozicione të ndryshe në sektorin e arsimit të lartë si Drejtues i Shkollës Doktorale, Përgjegjes i Departamenti, Zëvëndës Rektor, Administrator, etj. Gjithashtu ka punuar si Senior Internal Audit pranë Emporiki Bank – Credit Agriocle Bank, agjent marrje në sigurim pranë INSIG SHA, pedagog i jashtë pranë Universitetit të Tiranës – Fakulteti Ekonomik – Departamenti Ekonomiks; Universitetit Aleksandër Xhuvani Elbasan, Fakulteti Ekonomik – Departamenti Financës; Universitetit Ismali Qemali Vlorë – Fakulteti Ekonomik – Departamenit Financës, etj. Ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit si dhe kurse të ndryshme specializimi mbi administrimin dhe menaxhimin e kapitalit human në biznese pranë Universitetit të Graz-it Austri; mbi kontrollin e brendshëm në sistemin bankar dhe kapitalit human në vende si Greqi, Leysin- Zvicër, Glasgow Angli, etj. Ka që pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme akademike në universitete ndërkombëtare në Itali, Sllovaki, Rumani, Finland, Spanjë etj. Organizator dhe pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme shkencore lidhur me “Sistemin bankar“, “Kapitalin human“, “Kompanitë e sigurimeve“, etj.Aktualisht Arbi Agalliu është Administrator i Deleguar i Universitetit Marin Barleti si dhe pedagog i lëndëve Institucionet dhe Tregjet Financiare, Sistemi Bankar dhe Financiar, Menaxhimi i Burimeve njerezore, Auditim, etj.

Administrimi i deleguar eshte nje menyre e re organizimi ne Shqiperi e sidomos ne jeten Univerisitare. Pergjithesisht jemi mesuar te shohim pronesine qe angazhohet per te drejtuar cdo aspekt te koorporates apo te institucionit por Universiteti Barleti ka aplikuar modelet me te mira te qeverisjes duke futur keshtu nocionin e Administratorit te Deleguar. Administratori Deleguar eshte perfaqesuesi i drejteperdrejte ne organizate i pronesis (Administratorit – Bordit te Administrimit) duke i dhene kesaj te fundit te gjithe hapsire e nevojshme per te gjykaur sakt edhe ftoht. Ne kete konkest, Administratori i Deleguar, ndjek dhe zbaton te gjitha detyrat qe i jepen nga pronesia (Administratori – Bordit te administrimit). Ai drejton punen e perditshme ne organizate, shikon perputhshmerin me objektivat e vendosura si dhe monitoron me kujdes grupet e punes sesi operojne ne funksion te arritjes se qellimit dhe objektivave te Universitetit Barleti.
Administrator i Deleguar misionin e tij e ka ne perputhje te plote me ate te Universiteit Barleti. Pikerisht zhvillimi i qendrueshem i Univeristetit ne te gjitha drejtimet, qofshin keto akademike, kerkimore e shkencore, sociale, kulturore e sportive apo duke u bere faktor promovimi dhe motor zhvillimi jo vetem ne fushen e arsimit por edhe me tej. Pavarsisht faktit se Univeristeti Barleti eshte univeristeti i vetem ne Shqiperi qe ka vleresimin maksimal ne te gjitha fushat e vleresimit nga kompania Britanike QAA, vizioni mbetet ruajtja dhe zhvillimi i metejshem i ketyre standardeve.
Misioni eshte si nje harte qe te tregon rrugen sesi te arrish tek objektivat e vendoura ne vizionin e organizates. Administratori i Deleguar ne Univeristetin Barleti, vec te tjerash, eshte gjithmon e me teper i perqendruar ne zhvillimin e qendrueshem te institucionit. Marredheniet me te tretet (si universitete partner; shkolla te mesme partnere publike e private; kompani te ndryshme te cilat bashkepunojne me Barletin jo vetem per punesim apo internship te studenteve por edhe per studime tregu, aktivitete te perbashketa, trajnime; agjensi private e publike, pershirja e ALUMNI etj); promovim te institucionit; permiresimin e vazhdueshem te komunikimit; perfshirjen ne jeten universitare te personaliteteve te rendesishme; zhvillimi i jetes studentore; te qenit nje ze publik i problematikave qe shqetesojne komunitetet apo dhe element te tjere te rendesishem jane pjese e hartes qe Administratori i Deleguar perdor.
Praktikat me te mira nderkombetare tregojne se zhvillimi i qendrueshem bazohet ne dy element te rendesishem, nje stafin dhe cilesine e brendshme si dhe ne marredheniet me jashte institucionit. Ne kete kontekst, Administratori i Deleguar, ne perputhje te plote me strategjine e zhvillimit te vendosur nga Bordi i Administrimit, fokusohet me se shumti ne zhvillimin e stafit te brendshem nepermjet trajnimeve, konferencave, rritjes ne grada e tituj akademik, motivimit te tyre, futjes se standardeve me te larta te metodologjise akademike, rritjes se performances se stafit administrativ e suportues nepermjet trajnimeve te vahzdueshme, retreat-et, etj. Po keshtu marredhina e vazhdueshme me grupet e interesit jashte Universitetit, komunikimi i vazhdueshem me te tretet, aktivitetet nder sektoriale, perfshitrja e bordeve te karieres me ekspert te mirefillt te tregut te punes, te qenit nje ze i fort publik, jane ne thelb te strategjse se zhvillimit.
REGJISTROHU NË NEWSLETTER