
Me ftesë të Rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” të Shkupit Prof. Dr. Azis Pollozhani, Rektori I “Universiteti Barleti” mori pjesë në Konferencën e III-të Ndërkombëtare Shkencore të këtij institucioni me temë: “Drejt një Zhvillimi të Qendrueshëm” në 24 dhe 25 Tetor 2019.
Sesionet e konferencës u përqëndruan në Qendrueshmërinë në Ekonomi dhe Kontekstin Social, Qendrueshmërinë dhe Zhvillimin Mjedisor dhe Zhvillimin e Qendrueshëm nëpërmjet Inovacionit dhe Edukimit.
Në konferencë asistuanMinistri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisës së Veriut Dr. Arbër Ademi, Ministri i Inovacionit të Republikës së Kosovës Prof. Dr. Muzafer Shala, Ambasadori i Jashtzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Italiane i akredituar në Shkup Carlo Romeo dhe u mbajtën kumtesa të rëndësishme nga një seri profesorë dhe studjues nga Maqedonia e Veriut dhe nga vende jashtë vendit. Rektori M.Spiro përshnëdeti konferencën në seancën e vet plenare, në emër të profesoratit të “Universiteti Bareti” duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit universitar për një zhvillim të qedrueshëm në rajon dhe për të dy vendet tona, për të cilat citoi që, në fakt, janë, thelbin e vet, me vullnete demokratike dhe natyrë evropiane.
Në këtë Konferencë, Profesor Spiro drejtoi panelin “Zhvillimi i Qendrueshëm në Edukim”.
