
Në “Universiteti Mari Barleti”, vazhdon pa ndërpreje dhe me një planifikim gjithëvjetor, procesi i kualifikimit të akredituar të mësuesve të shkollave të vendit, në kuadrin e zhvillimit të tyre profesional, mbi bazën e përcaktimeve e udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Një program i specializuar u realizua në seancën e fundit të kësaj jave lidhur me aftësimin në përgatitje e projekteve zhvillimore, komunitare dhe aftësimeve pedagogjike e didaktike në shkolla.
Trajnimi u përshëndet nga Rektori Prof. Marenglen SPIRO, i cili vuri në dukje sukseset e arritura deri më sot në këtë institucion në kualifkimin e mësuesve, mbështetur mjaft në rezulatet që ka arritur universiteti në zbatimin në vazhdimësi e për disa vite të projektit kombëtar të Shkollës Komunitare. Më tej Rektori theksoi nevojën e rritjes dhe fuqizimin të bashkëpunimit të grupeve të mësuesve të shkollave të vendit me “Universiteti Barleti” për mbështetjen e këtij rrjeti kualifikimesh në arsim që ka krijuar ai në të gjithë vendin, me punën dhe aktivizimin edhe të mësuesve më me eksperiencë dhe të përgatitur, mësues që kana kaluar më me sukses këto trajnime të aplikuara, për të shtrirë efektet dhe rezulattet e shkëlqyera të këtij kualifikimi akoma më gjerë në të gjitha shkollat.
Në takim u përvijuan bazat dhe modalitete primare të këtij bashkëpunimi dhe, shumë shpejt, mësuesit e kualifikuar do të paisen me mjetet e duhura, literaturën dhe konsulencën e nevojëshme për të zbatuar elementët themelorë të këtij procesi në rrethet e tyre.
