
Këto ditë, në Zyrën e Rektorit të Universitetit “Barleti” u zhvillua një takim pune i Rektorit Prof. Marenglen SPIRO me përfaqësues të UNION Bank Z. Redi Martiri dhe Z. Donald Rrapaj, lidhur me bashkëpunime të mundëshme që mund të ndërtohen në interes dypalësh.
Takimi e mori zanafillën nga interesi i stafit të Universitetit për zhvillimin e praktikave të vlefëshme e cilësore të studentëve të tij dhe dëshira për të ofruar mundësi kualifkimi Master për punonjësit e UNION Bank.
Palët ranë dakord, së apri, për firmosjen e një Marrëveshje Bashkëpunimi afatgjatë midis dy institucioneve, e cila të lejojë administrata e tyre të veprojnë me lehtësi, efikasitet dhe në angazhimin e burimeve njerëzore e financiare për konkretizimin e saj. Pjesa kryesore e Marrëveshjes lidhet me angazhimin e palëve për realizimin, me programe të veçanta, të praktikave të studentëve, të hartimit e zbatimit të projekteve të përbashkëta studimore e aplikative në komunitet, kualifikimin e punonjësve të Bankës sipas nevojave zhvillimore të saj, ofrimin nga Banka të shërbimeve të ndryshme në ndihmë të studentëve për kreditime të buta për ‘ta mbështetjes së realizimit të shpërblimeve të punës sipas interesave të personelit të Universitetit “Barleti”.
Marëveshja parashikon dhe zhvilllimin periodik të konferencave lidhur me probematika ekonomike dhe të zhvillimit të aspekteve financiare si deh lidhur me nevojat e përmirësimit të kurrikulave të programeve të studimit të ldhura me këto aspekte, në rrugën zhvillimore të Universitetit “Barleti”.
